29 Prill 2024

Arrestohen tre të dyshuar për trafikim të kokainës

Prishtinë, 30 mars - Sot, rreth orës 07:00, drejtoria e hetimit të trafikimit me narkotik e DKKO-së përmes rrugëve operative dhe hetimeve të zhvilluara për një periudhë të caktuar ka arritur të siguroj informacione lidhur me disa persona të dyshuar të cilët merren me trafikim të substancave narkotike brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Pas sigurimit të informacioneve hetuesit kanë marrë urdhrin nga prokurori për të bërë kontrollimin e një shtëpie në Prishtinë dhe kësisoj gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar: 2200 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, tri vetura, tri revole, një pushkë gjuetie dhe 36 fishek, dy llap-top, një shtëpizë, gjashtë telefona dhe 330 euro para të gatshme.

I tërë operacioni i ndërmarrë nga hetuesit është mbështetur nga të gjitha njësit e nevojshme për këqyrjen e vendit të ngjarjes duke përfshirë njësitë speciale operative, njësiti i forenzikës dhe njësiti me qen K-9.

Sipas një komunikate të policisë, në këtë aksion janë arrestuar Nebi K. (1957), Enver K. (19840 dhe Naser K. (1980 ).

Rasti është duke u hetuar nga drejtoria për hetimin e trafikimit me substanca narkotike në kuadër të drejtorisë së përgjithshme të policisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)