12 Janar 2025

Arrestohen tre të dyshuar për ‘kultivim të substancave narkotike’

Prishtinë, 11 korrik - Pas hetimeve rreth tremujore, Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Narkotikë me 10.7.2014, rreth orës 19:30, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar tre persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar se të njëjtët kanë kryer veprën penale ‘kultivim të substancave narkotike’ dhe ka asgjësuar 1448 bimë kanabis sativa.

Personat e arrestuar janë: B. K i lindur me 1949; Q. K i lindur më 1993 dhe K. K i lindur më 1992  

Hetuesit policorë përmes rrugëve operative kishin pranuar informacione se këto bimë kishin qenë të mbjella katër parcela në një fshat në rrethinë të Podujevës. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar dy shtëpi por nuk është gjetur asgjë.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)