16 Janar 2025

Arrestohen tre të dyshuar për ‘kontrabandim me migrantë

Prishtinë, 9 shtator – Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë përpjekjeve të saj intensive në zbatimin e planeve policore dhe strategjive për luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar, luftimin e trafikimit me substanca narkotike dhe konfiskimin e armëve ilegale, në mënyrë efikase ka realizuar edhe operacionet.

Rasti 1.
Dje, me datën 8 shtator 2015 duke filluar nga ora 14:00, Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti i Policisë Kufitare ka realizuar një operacion policor në Prishtinë, ku ka kryer bastisjen e një shtëpie dhe një restoranti, me ç’rast janë arrestuar dy persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit po kryenin verën penale ‘kontrabandim me migrantë’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

R. G.                      lindur me 1965                        m/sh/k

D. G.                      lindur me 1990                        m/sh/k

 

Me këtë rast në cilësi të provave janë gjetur dhe janë konfiskuar qindra dokumente dhe kopje të tyre, si:
pasaporta,
certifikata,
formularë,
gjashtë vula,
29 municione (fishekë) të kalibrit 7.62 ,
një sasi e vogël e narkotikëve  e llojit marihuanë dhe kokainë dhe materiale për paketimin e  këtyre narkotikëve,
një shufër e metalit të llojit të policisë,
dy boksa të metalit etj.  (Të bashkangjitura gjeni fotot e rastit)

Të arrestuarit, gjithashtu dyshohen se  me qëllim të përfitimit material, në mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim, përmes rrugëve ilegale apo me dokumente të falsifikuara,  kanë  dërguar apo tentuar të dërgojnë shtetasit kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, prandaj ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit e lartcekur kanë  kryer   veprat penale,  ‘kontrabandim  me migrantë’, ‘falsifikim  i dokumenteve’, ‘trafikim i narkotikëve’    dhe ‘posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit’.

 Operacioni i bastisjeve  dhe arrestimeve  është kryer me urdhër të Prokurorisë, respektivisht Gjykatës   Themelore në Prishtinë dhe të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti 2.

Në një rast tjetër  në rajonin e Gjakovës me datë 8 shtator 2015, rreth orës 06:00 të mëngjesit, me realizimin e operacionit policor, gjatë kontrollit në një objekt banimi në fshatin Damanek të Komunës së Malishevës është arritur që të arrestohet një i dyshuar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti po kryente veprën penale ‘import-eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim’ ose ‘shitje e paautorizuar e armëve’.

I dyshuari i arrestuar për këtë rast është:

H. K.                lindur me 1954                        m/sh/k

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar:

 

    1 automatike AK-47, kal. 7.62 mm
    1 pushkë 10-she, kal. 7.62 mm
    1 pushkë karabina, kal. 8x57 mm
    1 pushkë ajrore (sportive),
    166 copë fishekë  diabola,
    3 copë fishekë , kal. 8x57,
    2 karikatorë për AK-47.

 

I dyshuari me urdhër të prokurorit të  Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka urdhëruar   ndalimin  për 48 orë, ndërsa  provat materiale janë konfiskuar për procedim të mëtutjeshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)