Arrestohen tre të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Prishtinë, 1 korrik - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, në rajonin e Prishtinës ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë ushtruar veprat penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrim dhe mashtrim ose dëmtim i kreditorëve apo debitorëve.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:
V. M. lindur me 1964 m/serb
N. B. lindur me 1952 f/serbe
A. M. lindur me 1973 m/sh/k
Në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura tjera ligjore.