Arrestohen tre shtetas të Kosovës me pasaporta false bullgare

Frankfurt, 6 prill - Policia gjermane arrestoi tre shtetas të Kosovës në qytetin e Frankfurtit, pas verifikimit të dokumenteve të tyre personale, me ç`rast rezultoi se ata posedonin pasaporta të falsifikuara bullgare.
Shtetasit e Kosovës gjendeshin në një makinë me targa polake, të cilët u ndaluan nga një patrullë policore gjermane.
Kosovarët u zbuluan se posedonin pasaporta false bullgare, pasi njëri nga policët gjerman ishte me origjinë bullgare dhe filloi tu fliste bullgarisht atyre.
Duke parë mosreagimin e tyre në gjuhën e njëjtë bullgare. Policia arrestoi tre kosovarët, të cilët më pas kanë pranuar se kishin blerë pasaportat në Poloni, duke paguar për secilën nga 500 euro.
Tre shtetasit e Kosovës u dërguan në paraburgim, ndërsa nuk jepen detaje mbi identitetin përveç moshës së tyre, 52, 41 dhe 24 vjeç.