02 Maj 2024

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të veturave

Prishtinë, 30 janar - Dje nga ana e hetuesve policor të stacionit të jugu në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa  raste të  vjedhjeve të veturave, përderisa disa të tjerë të dyshuar, janë identifikuar nga ana e policisë por aktualisht gjenden në arrati.

Ka qenë bashkërendimi i veprimeve policore - hetimore  e operative, që i ka mundësuar policisë të identifikojë grupin e personave të dyshuar lidhur me rastet e vjedhjeve të veturave, prej të cilëve janë arrestuar tre.

Të dyshuarit: L. Breznica 46 vjeç, R. Kajtazi 42 vjeç dhe R.  Qadraku 32 vjeç. 

janë identifikuar dhe arrestuar për një rast të vjedhjes së veturës që ka ndodhur  me 25.01.2013, në Prishtinë, ku është vjedhur një veturë e tipit Opel Omega me taraga të Republikës së Kosovës.Mirëpo personat e njëjtë dyshohet me bazë të jenë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve të veturave.

Vetura e vjedhur është gjetur pjesërisht e demoluar, në një fshat të komunës së Prizrenit, e cila është konfiskuar dhe pas ekzaminimit i është kthyer pronarit.
Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ndërkohë që operacioni për zbulimin e vjedhjeve të veturave, është duke vazhduar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)