Arrestohen tre persona te dyshuar për veprën penale Zjarrvenie
Pejë, 12 gusht - Policia e Kosovës pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 11.08.2015 ka arrestuar tre persona të dyshuar,shtetas të Kosovës për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprën penale Zjarrvënie e sanksionuar sipas KPK-ës dhe ndaj të dyshuarve hetuesit kanë parashtruar Kallëzim penal të cilin do ta procedojnë me procedurë të rregullt në Prokurorinë themelore në Pejë Departamenti i krimeve të përgjithshme.
Më datë 09.08.2015 rreth orës 00:30 në lagjen Kristalnë Pejë ,përkatësisht në rr.Osë Bajraktari i është vënë zjarri dhe kanë filluar të digjen disa materiale ndërtimore (shtafne të drurit për ndërtimin e kulmit të shtëpisë),e cila shtëpi është duke u ndërtuar dhe është pronë e ankuesit Xh.F. (egjiptian / Kosovar).
Vendit te ngjarjes i janë përgjigjur njësitet e duhura policore dhe zjarrfiksat ku këta te fundit kanë arritur qe ta lokalizojnë zjarrin,persona të lënduar si pasojë e zjarrit nuk ka pasur,pos dëmeve materiale.
Policia e Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme shikuar vlerësimin e rasteve dhe të gjitha veprimet e ndërmarrura janë bërë në bashkëpunim të plotë me prokuroren e shtetit që ishte e pranishme edhe ne vendin e ngjarrjes.