Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë, 16 tetor - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore mbrem dje rreth orës 23:00, në rajonin e Ferizajt ka realizuar një operacion policor me çrast ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Trafikim me qenie njerëzore dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.
Personat e arrestuar janë: H. S. i lindur me 1970, H. A. i lindur me 1982, dhe G. C. i lindur me 1976,
Pas identifikimit të viktimës së trafikimit femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, hetuesit policorë kanë zhvilluar hetime në pista të ndryshme të cilat kanë sjellë deri tek identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.