29 Dhjetor 2024

Arrestohen tre persona të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë, 6 prill - Arrestohen tre persona të dyshuar për “ Shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës”.

Pas hetimeve disa mujore, sot,  nën autorizimin e Prokurorisë Publike të Qarkut  Prishtinë , Drejtoria për Hetimin e Krimeve  Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë arrestimin e tre personave ish zyrtarë të Bankës Kreditore- Filiali në Prizren.

Të dyshuarit janë arrestuar me dyshimin e bazuar se gjatë viteve 2005/2006, kanë kryer veprat penale “ Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 i KPK-se dhe Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës nga neni 340 i KPK-së”.

Dyshohet se personat e dyshuar sa kanë qenë zyrtar të kësaj Banke, kanë përvetësuare një shumë prej 187.000. euro mjete që kanë qenë donacione të dedikuara për ndërtimin e Katedrales në Prishtine.  

Të arrestuarit janë :

    A. D. - i lindur  (1971)
    A .K. - i lindur   (1976)
    H. B. – i lindur   (1977)  

Me autorizim të Prokurorit të Prokurorisë së  Qarkut në Prishtinës, tre të dyshuarve ju është caktuar masa e arrestit Policor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)