Arrestohen tre persona të dyshuar për raste të ndryshme të vjedhjeve
Arrestimi i këtyre të dyshuarve ka ardhur si rezultat i një hetimi të detajuar lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur më 08.08.2014 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë ku i shin vjedhur pajisje të ndryshme teknologjike.
Ndërmarrja e operacionit për arrestimin e të dyshuarve si dhe bastisjet e kryera nga ana e policisë rezultuan me gjetjen dhe sekuestrimin e:
Njëmbëdhjetë shtëpiza kompjuterësh,
Njëmbëdhjetë monitorë kompjuterësh,
Dy hard disqe për kompjuter,
Në DVD lexues për kompjuter,
Gjashtë palë dëgjuese kompjuteri, si dhe
Dy pjesë të ndryshme kompjuteri.
Të dyshuarit
A. H, mashkull, 25 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
L. SH mashkull, 25 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
A. D, mashkull, 19 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.