17 Maj 2024

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar

Prishtinë, 12 nëntor - Sot në orët e hershme të mengjesit Policia e Kosovës, respektivisht Sektori  i  Hetimeve  nga  Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim edhe me njësitë e tjera mbështetëse, kanë realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Agjenti”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar.

Si vazhdimësi e operacionit policor janë kryer edhe tri bastisje të shtëpive në tri fshatra të ndryshme të  Komunës së Shtimes.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: G.H. viti i lindjes 1969; Q.B. viti i lindjes 1969; Q.Rr. viti i lindjes 1962, mashkull K/Shqiptar,

Bazuar në hetimet preliminare, të arrestuarit dyshohet se në mënyrë të organizuar, me qëllim të përfitimit material, përmes rrugëve ilegale apo me dokumente të falsifikuara  kanë  dërguar apo tentuar të dërgojnë shtetas kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Lidhur me këtë rast ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit e lartcekur kanë  kryer   veprat penale; “krim i organizuar, kontrabandim   me migrantë , falsifikim të dokumenteve dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit”.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale, armë dhe municion të ndryshëm si; Mortajë e dorës m.72, 82 mm së bashku me tri predha dhe tri kapsolla të kësaj arme,     Një armë automatike m 47 të prodhimi jugosllav, Një revole  e tipit Blow- magnum dhe Mbi 400 municione të kalibrave të ndryshëm , pjesë dhe pajisje të ndryshme për armë si dhe  dokumente të ndryshme.       

Operacioni policor lidhur me bastisjet  dhe arrestimet është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndërsa hetimet  janë udhëhequr nga  Prokuroria Speciale.

Me urdhër të prokurorit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.      
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)