Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur
Prishtinë, 5 prill - Dje hetuesit rajonal të Prishtinës kanë arrestuar tre persona për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të grabitjes se armatosur.
Rasti është raportuar me datën 04.04.2012, ku sipas viktimës në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, saktësisht në një kazino, nga dy persona të dyshuar i janë grabitur para të gatshme (rreth 2000 euro), dy telefona celular si dhe një shtëpizë e kompjuterit.
Duke e marrë si shqetësues denoncimin e bërë, strukturat profesionale të policisë për trajtimin e rasteve të tilla, kanë filluar menjëherë me intervistimin e viktimësme çrast kanë ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën e grabitjes në bashkëpunim me dy personat e dyshuar, të cilët policia ka arritë ti identifikoj dhe arrestoj.
Tre personat e dyshuar :
Ø B. Halimi, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Ø M. Uka, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Ø N. Curri, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti ti kaloj gjykatës.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e dy lokacioneve ku hetuesit rajonal kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë:
o një revole Ekol Special
o një karikator me 5 fishek cal 7.65mm,
o para të gatshme (1070 euro),
o dy telefona celular si dhe
o një shtëpizë e kompjuterit .