Arrestohen tre persona për prostitucion
Prishtinë, 29 gusht - Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore njësia në Prizren ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar një mashkull dhe dy femra, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale mundësim i prostitucionit dhe marrje me prostitucion.
Kohë më parë hetuesit policorë të kësaj drejtorie kanë pranuar një informatë për këta persona për të cilët dyshohej së merreshin me ketë veprimtari të paligjshme, dhe me 28 Gusht 2012 kanë organizuar dhe realizuar një planin policore ku gjatë hetimeve është kuptuar se të dyshuarit kanë bashkëpunuar mes vete dhe kanë ofruar shërbime seksuale në këmbim të të hollave personave të ndryshëm të rajonin e Prizrenit.
Lidhur me këtë rast janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit kanë kryer veprën penale mundësim në prostitucion dhe marrje nën prostitucion.
Te gjithë të arrestuarit janë shtetas të Kosovës një i gjinisë mashkullore dhe dy janë të gjinisë femërore.
1. H. B. lindur më 1968 M/SH/K
2. N. K. lindur më 1969 F/SH/K
3. H. K. lindur më 1967 F/SH/K
Hetimet dhe operacioni policore lidhur më ketë raste janë kryer nën mbikëqyrjen dhe autorizimin e prokurorit përkatës ku me autorizimin e tij personave të arrestuar ju ka caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.