Arrestohen tre persona për mundësim dhe marrje me prostitucion
Prishtinë, 5 shtator - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, më 04.09.2012 rreth orës 16:00 në rajonin e Gjilanit ka realizuar operacionin policor të koduar Shtatori me ç rast ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale Mundësim prostitucioni dhe Marrje me prostitucion.
Personat e arrestuar janë: I. B. mashkull/shqiptar/kosovar, S. I. mashkull/shqiptar/kosovar dhe H. V. femër/shqiptare/kosovare.
Personat e dyshuar janë arrestuar nga policia në vepër, në një shtëpi private pasi që të njëjtit paraprakisht kishin arritur marrëveshje që përmes të dyshuarit I. B cili i mundësonte prostitucion të dyshuarës H. V. duke i gjetur klientë të ndryshëm për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të të hollave.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë të dyshuarit S. I. dhe H. V. janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje në procedurë të shpejtë për Marrje me Prostitucion ndërsa me autorizim të prokurorit i dyshuari për veprën penale Mundësim i prostitucionit I. B. është liruar dhe lënda do të procedohet në procedurë të rregullt.