Arrestohen tre persona për kontrabandim të armëve
Bazuar në hetimet policore dyshohet se ky grup i personave në vazhdimësi kryenin veprat penale të kontrabandimit të armëve të ndryshme, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.
Personat e arrestuar janë: A. E. lindur më 1987; L. E. lindur më 1981 dhe A. E. lindur më 1950.
Gjatë këtij operacioni në cilësi të provave materiale janë sekuestruar me sa vijon: 4 armë të vogla kalibri i ndryshëm; 231, fishekë kalibrash të ndryshëm; 6 telefona celularë.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore.