Arrestohen tre persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prishtinë, 12 mars - Bazuar në urdhëresën e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dje ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Personat e arrestuar janë: A. B. i lindur me 1968; K. A. i lindur me 1973 dhe A. M. i lindur me 1983 m/sh /kosovar
Arrestimi i këtyre personave është kryer për shkak të dyshimit të bazuar se në periudhën kohore 2010-2012 kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare si menaxher të institucionit mikro-financiar KOSINVEST, me seli në Prishtinë, që ka rezultuar me dëm financiar për debitorët dhe kreditorët, që fillimisht vlerësohet në shumë prej 248,000 (dyqind e dyzet e tetë mijë) euro.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës.