29 Prill 2024

Arrestohen tre persona për grabitje të veturave

Prishtinë, 10 maj - Hetuesit e rajonit të Prishtinës i kanë dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe veçanërisht disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e grabitjeve dhe vjedhjeve të veturave të ndodhura, në zona të ndryshme të rajonit të Prishtinës.

Hetuesit  rajonal, respektivisht, Njësiti për veprat penale kundër pasurisë, është në vazhdimësi  të operacioneve  për kapjen e të dyshuarve për rastet e grabitjeve dhe vjedhjeve të veturave.

Tri nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda, kanë rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.

Operacionet janë zhvilluar në tri rajone të ndryshme në atë të Pejës ( në Fshatin Kusuriç), të  Prizrenit (në Malishevë) dhe në rajonin e Prishtinës ( rr. Ilir Konushevci).

Hetuesit rajonal janë në kërkim edhe të disa personave të tjerë të cilët me bazë dyshohet të jenë pjesë e këtij grupi të organizuar që ka operuar kohëve të fundit në rajonin e Prishtinës, bëhet fjalë për rastet e grabitjeve të armatosura në filialet e bankave, vjedhjeve të veturave etj.

Personat e arrestuar: S. B, mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe     R. B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, sipas të dhënave policore kanë qenë të dënuar dhe recidivist të veprave të ndryshme kriminale. Të njëjtit po mbahen që paraburgim me urdhër të prokurorit të shtetit.

Që nga një janari i vitit 2013 policia e rajonit të Prishtinës ka arritur të paraburgos 373 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale prej tyre 90 dyshohet të jenë të përfshirë në raste të vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)