Arrestohen tre persona për grabitje në bankën BPB

Prishtinë, 1 qershor - Dje rreth orës 15:00, hetuesit rajonal të Prishtinës kanë arrestuar tre persona të tjerë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë në rastin e grabitjes në bankën BPB, në Fushë Kosovë.
Puna e hetuesve rajonal ka vazhduar edhe dje duke ndërmarrë tri aksione të bastisjeve në lokacione të ndryshme ku kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë:
Ø një pistoletë të tipit Ekol Special
Ø një karikator me katër fishek
Ø një shumë të konsiderueshme të parave
v rreth 2600 euro,
v 180 funte anglez,
v 604 dollarë amerikan dhe
v 830 franga zvicerane ,
Para këto të cilat dyshohet se janë të grabitura në filialin e bankës BPB në Fushë Kosovë.
Personat e dyshuar:
Ø I. Gërguri, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Ø A. Zogjani, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Ø Sh. Shala, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Pas arrestimit janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti ti kaloj gjykatës.