15 Janar 2025

Arrestohen tre persona për ‘falsifikim’

Prishtinë, 2 qershor - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me ‘falsifikime të ndryshme’, ‘legalizim të përmbajtjes së pavërtetë’ dhe ‘mashtrim’, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm.

Sot, me datë 2 qershor 2015, në rajonin e Prishtinës, (në pesë lokacione), Policia e Kosovës ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “Bleta”, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar, si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.

Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm, ku të njëjtit kanë arritur të bëjnë regjistrimin e 937 veturave të ndryshme, duke e falsifikuar dokumentacionin). Kjo veprimtari e kundërligjshme e të dyshuarve ka dëmtuar buxhetin e Kosovës, në vlerë të konsiderueshme.

Ky operacion është i ndërlidhur me opercaionet e mëhershme të zhvilluara në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në të cilën janë sekuestruar 240 vetura dhe janë dorëzuar për zhdoganim, ku në buxhetin e Kosovës, janë derdhur më se 550.000 euro.

          

Të dyshuarit e arrestuar janë:

·        D. G.                             lindur me 1969            kosovar/serb

·        G. K.                                         lindur me 1971           kosovar/serb

·        M. T.                             lindur me 1955            kosovar/serb

 

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

 

·        5 (pesë) armë kalibrash të ndryshëm (4 pushke, 1 revole)

·        310 fishekë kalibrash të ndryshëm

·        17 viza bllanko shengen

·        3 (tri vula) me mbishkrime të ndryshme

·        dokumente tjera që vlejnë si prova për procedurë (libreza të qarkullimit për vetura, kontrata të ndryshme.

 

Personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)