Arrestohen tre persona dhe konfiskohen rreth 110 kg marihuane
Prishtinë, 12 prill - Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik pas hetimeve gjashtë mujore, me dje rreth orës 23:00, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm të koduar me emrin Perëndimi, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar si dhe konfiskimin e rreth 110 kg, substance narkotike e dyshuar e llojit Marihuane.
Ky operacion policor është realizuar në rajonin e Pejës, saktësisht ne magjistralen Klinë-Pejë, ku është ndaluar një kamionet e cila ka qenë në lëvizje, në të cilën dyshohej se transportohej substanca narkotike.
Gjatë kontrollit nga hetuesit policor është vërejtur se kamioneta ka qenë e modifikuar për transportim ilegal të substancës narkotike, në të cilën janë konfiskuar e tërë sasia e Marihuanes në sasi pre (110 kg) e cila ka qenë e fshehur.
Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë bastisur edhe dy (2) shtëpi me lokale përcjellëse dhe dy automjete të cilat dyshohej se janë përdorur nga personat e dyshuar në këtë aktivitet kriminal.
Personat e arrestuar janë; M.S. viti i lindjes 1981; B.SH. viti i lindjes 1975; GJ.XH. viti i lindjes 1970
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar; 110 Kg. Marihuane, një kamionet, dy vetura, një armë gjuetie dhe 645 Euro para të gatshme
Me vendim të Prokurorit të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.