29 Prill 2024

Arrestohen tre persona dhe konfiskohen mbi 20 kg marihuane

Prishtinë, 23 mars - Pas informatës dhe  dyshimit të bazuar  për  transportimin e substancave narkotike nga Kosova për në shtetet perëndimore,  Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në bashkëpunim me zyrtarët policor të Pikës kufitare, Dheu i Bardhe, në pikë kalimin kufitar Dheu i bardhë, rreth orës 08:00,  kanë ndaluar një veturë  mercedes në  të cilën kishte qenë drejtuesi  S. B. i lindur më 1977  me kombësi  turke. 

Pas kontrollit të veturës janë gjetur 17 paketime substancë  narkotike e dyshuar të jetë e  llojit marihuane me peshë të përgjithshme 10 kg e 177.8 g.

Veprimet janë  ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim te Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, të dyshuarit i është lëshuar vendimi mbi ndalim prej 48 orëve.

Po ashtu Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotike në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe njësitin K9,  të njëjtën ditë me 22.03.2014 rreth orës 08:00, në pikë- kalimin kufitar në Merdare ka ndaluar një autobus nën dyshimin se në të gjendet substancë narkotike.

Pas kontrollit në autobus, në një çantë  ishin gjendur 19 paketime substance narkotike e dyshuar të jetë e  llojit marihuane me peshë të përgjithshme 10 kg e 566. 3g.

Substanca narkotike ka qenë ne pronësi të personit të dyshuar  H. M. lindur më  1977 me dyshtetësi (kosovare dhe serbe), i cili  ka qenë në autobus dhe është  arrestuar nga policia.

Më vonë rreth orës 12:00,  nën dyshimin për përfshirje në rastin e njëjtë është arrestuar edhe personi G. G.  lindur më 1990 shtetas i Kosovës.

Me vendim te Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)