Arrestohen tre persona dhe konfiskohen 109 kg narkotik

Prishtinë, 3 qershor - Dje rreth orës 22:00 Policia e Kosovës konkretisht drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin ERA ne rajonin e Podujevës, me ç rast ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se të njëjtit kane kryer veprën penale Trafikim me substanca narkotike.
Personat e arrestuar janë: F. R i lindur me 1978 mashkull/shqiptar /kosovar, D. Zh i lindur me 1965 mashkull/shqiptar /kosovar, A. F i lindur me 1972 mashkull/shqiptar/kosovar.
Gjatë këtij operacioni policore janë kryer bastisje ne tri lokacione shtëpi të personave të dyshuar me ç rast janë konfiskuar 109 kilogram substancë narkotike qe dyshohet të jetë e llojit Marihuanë.
Po ashtu ne cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, një e llojit shkorpion me karikator me 25 fishek të kalibrit 7.65 dhe një pistolete Cervena zastava me karikator me 14 fishek të kalibrit 9 milimetra.
Gjithashtu në ketë operacion policor janë konfiskuar edhe katër vetura, tri vetura udhëtarësh dhe një kombi bus që ishte përgatitur për transportimin e substancës narkotike dhe para bankënota në shumën 4150 euro në cilësi të provave materiale si dëshmi për kryerjen e veprës penale.
Sipas hetimeve preliminare dyshohet se kjo sasi e substancës narkotike ka qene e destinuar për tregun e jashtëm dhe vlera e saj llogaritet të jete mbi 76000 euro.
I tërë operacioni policore është kryer në konsultim më prokurorin përkatës dhe me autorizimin e tij të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Luten qytetaret qe nëse kane informacione të kësaj natyre të informojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit pa pagesë: 0800-11111. Informacioni juaj do të trajtohet me profesionalizëm dhe konfidencialitet nga Policia e Kosovës