Arrestohen tre aktivistë të Vetëvendosjes
Policia tentoi që t|i shpërndante aktivistët dhe në tentim e sipër arrestoi tre prej tyre.
Ata janë: Kushtrim Dakaj, Edi Kabashi dhe Jaser Ymeri. Megjithë përpjekjen e policisë protesta po vazhdon dhe asaj po i bashkangjiten edhe qytetarët e Prizrenit.
Mbledhja e Kuvendit Komunal po vazhdon, ndërkaq përballë protestuesve qëndron njësia speciale e policisë, i cila e ka bllokuar hyrjen.