Arrestohen tetë persona për vjedhje të rëndë
Prishtinë, 28 maj - Hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë arritur të finalizojnë një aksion të filluar me datën 15 maj 2012, duke arrestuar tetë persona për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast vjedhjes së rëndë.
Rasti ka ndodhur me datën 15 maj 2012, në rrugën Nazim Hikmet në Prishtine, në një shtëpi, ku janë vjedhur gjësende të ndryshme.
Hetuesit rajonal kanë arritur që të gjejnë dhe konfiskojnë,
Ø dy telefona
Ø një ore dore
Ø një Llaptop të tipit Pacard Bell,
Ø dy adaptera
Ø bizhyteri (në vlerë 21.500 euro) etj.
Personat e dyshuar:
o E. Maloku mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o M. Pllana mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o A. Xheladini mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o K. Sfeqla mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o F. Aliu femër, 20 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, janë arrestuar si persona të dyshuar për kryerjen e vjedhjes ndërsa,
o A. Maloku mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o B. Bahtiri mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o B. Gashi mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë arrestuar për pranim (blerje) të mallit të vjedhur.
Që të gjithë, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedim të mëtejmë të rastit.