18 Janar 2025

Arrestohen tetë persona për Krim të Organizuar

Prishtinë, 9 shtator - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës,  në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, mirë të organizuar, që në vazhdimësi kryente veprat penale të krimit të organizuar, shmangie nga pagesa e tarifave doganore-Kontrabandim i mallrave (metaleve të çmuara). Ky grup kriminal kontrabandonte ari dhe argjend nga shtetet tjera për në Kosovë, pastaj shiteshin nëpër argjendari.

Bazuar në  urdhëresën e Gjykatës kompetente, me dt. 08.09.2016, në rajonet Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, (në pesëdhjetë lokacione), ka ndërmarrë operacionin policor, me ç‘ rast janë arrestuar tete (8) persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Ky operacion është mbështet nga të gjitha njësitë relevante policore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

 Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:

 

1.      V. I.                                 dt. L. 1988     Kosovar/shqiptar

2.      G. I.                                dt. L. 1963      Kosovar/shqiptar

3.      B. I.                                 dt. L. 1986      Kosovar/shqiptar

4.      SH. B.                             dt. L. 1987      Kosovar/shqiptar

5.      I. B.                                 dt. L. 1962      Shtetas i Turqisë 

6.      T. L.                                dt. L. 1991      Kosovar/shqiptar

7.      H. I.                                dt. L. 1966      Kosovar/shqiptar

8.      A. I.                                 dt. L. 1997     Kosovar/shqiptar

 

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

 

1.      26 (njëzet e gjashtë) kilogram ari;

2.      33 (tridhjetë e tre) kilogram argjend;

3.      3 (tri)  vetura;

4.      1 (një) autobus;

5.      4900 (katër mijë e nëntëqind) euro;

6.      Dokumente të ndryshme relevante që vlejnë si prova për procedurë.

 

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit të rastit, janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)