Arrestohen tetë aktivistë të Vetëvendosjes

Prishtinë, 14 shkurt - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërmorën sot një tjetër aksion në Prishtinë.Derisa kryenegociatorja Edita Tahiri po takohej me ndërmjetësin e bisedimeve Robert Cooper, aktivistët e Vetëvendosjes shkruan parullën Kosova Republikë, në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Aksioni, sipas lëvizjes, kundërshtonte bisedimet për të hequr dorë nga Republika.
Sipas një komunikate të Vetëvendosjes, aksioni u pasua nga intervenimi i policisë, duke arrestuar tetë aktivistë.
"Sot, më 14 shkurt, derisa kryenegociatorja Edita Tahiri po takohej me ndërmjetësin e bisedimeve Robert Cooper, për të hequr dorë nga Republika, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! shkruan parullën Kosova Republikë në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Aktivistët e arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Kreshnik Ahmeti, Valdrin Ahmeti, Salih Zyba, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Lulzim Gjaka dhe Arbënor Dehari.