17 Maj 2024

Arrestohen të dyshuarit për vjedhje të rënda

Prishtinë, 10 dhjetor - Njësitë hetimore të Policisë  Kosovës nga Stacioni Policor ne Pejë ,pas një pune intenzive operativo-hetiomore kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasit shqiptar të Kosovës , Y.H. (1984); I.I. (1983) dhe L.M. (1988),si të dyshuar për veprën penale Vjedhje e rëndë.

Më datë 05.12.2013 nga ana e qytetarit në ketë rast viktimë është raportuar rasti Vjedhje e rendë ku atëherë persona te panjohur pasi kishin depërtuar me forcë në Ordinancën private ,,Ars-Medica ’e cila gjendet në rrugën “Kasim Shala” në Pejë, të njëjtit nga objekti i ordinancës kishin vjedhur një kompjuter me të gjitha pajisjet përcjellëse,një arkë fiskale ,një telefon celular të markës Samsung si dhe një kulet në të cilën ne momentin e vjedhjes viktima kishte pasur te holla në vlerë prej 50-euro.

Poashtu te dyshuarit dyshohen edhe për rastin tjetër Vjedhje e rendë, i cili ka ndodhur ne rrugën “Mbretëresha Teutë”, duke vepruar në grup kane arritur qe të depërtojnë me forcë në dyqanin ushqimor ku pasi hynë brenda të njëjtit arrin të vjedhin një sasi te llojeve te ndryshme te cigareve,si dhe te holla te metalta.

Gjate veprimeve hetimore,hetuesit kanë arritur qe te sigurojmë prova me ç’rast në cilësi të provës janë gjetur dhe konfiskuar një kompjuter “Dell” me te gjitha pajisjet përcjellëse,arka fiskale si dhe janë siguruar prova te cilat e faktojnë veprimtarin e tyre kundërligjore ne te dyja lokacionet ku kane ndodhur veprat.

Poashtu në lidhje me veprën penale “Blerja,pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale” është shoqëruar edhe personi me inicialet E.K (1984)  i cili pas marrjes ne pyetje me urdhër te Prokurorit është lenë i lire ne procedure të rregullt.

Gjerat e konfiskuar me urdhër te Prokurorit të shtetit  ju kane kthyer pronarit te ligjshëm,kurse te dyshuarit janë proceduar pran Gjykatës kompetente.

Vlen te ceket se ne lidhje me këta persona ne koordinim edhe me Prokurorin e shtetit  janë duke u zhvilluar hetime në vazhdim për të ndriquar implikimin  e tyre edhe në raste tjera kriminale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)