Arrestohen të arratisurit në Prizren
Prizren, 20 korrik - Rreth mesdite, janë vetë paraqitur në polici dy vëllezër F. S. Dhe B. S. të cilët ishin në arrati që nga data 20 qershor pasi kishin kryer veprat penale: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm; përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe vrasje e mbetur ne tentativë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës e më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.
Ngjarja pati ndodhur rreth mesnate në rrugën “De Rada”. Në atë kohë ishte arrestuar një person.