Arrestohen shtatë persona për trafikim me qenie njerëzore
Prishtinë, 24 shkurt - Në vazhdimësi të hetimeve të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore dhe mundësim në prostitucionit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, së bashku me njësitë dhe ekipet rajonale kanë realizuara dy operacione policore.
Kështu më 23.02.2012 në operacionin e parë të koduar Liria, operacion ky që është realizuar në periferi të Prishtinës më konkretisht në një motel në rrugën për Fushë Kosovë, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Mundësim i Prostitucionit dhe kundërvajtjen Marrje me Prostitucion.
Nga hetimet e zhvilluara prej kohësh nga hetuesit e kësaj drejtorie merret vesh se të dyshuarit tanimë të arrestuar janë marrë në vazhdimësi me veprimtari të tilla kundërligjore.
Personat e arrestuar janë
1. L. B viti i lindjes 1976 f /sh/Ruse
2. A. M viti i lindjes 1980 m/sh/kosovar
3. B. P viti i lindjes 1983 m/sh/kosovar
4. B. U viti i lindjes 1968 m/sh/kosovar
5. A. T viti i lindjes 1978 m/sh kosovar
6. B. M viti i linjës 1976 m/sh/kosovar
Ndërsa në operacionin e dyte i cili është zhvilluar në rajonin e Ferizajt dhe të Mitrovicës ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar A. P lindur më 1971 m/sh/kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale Trafikim me qenie njerëzore, ndërkohë që në rajonin e Mitrovicës hetuesit policor kanë identifikuar një viktimë femër kosovare për të cilën dyshohet se është trafikuar nga personi i dyshuar tanimë i arrestuar.
Të dy operacionet policore janë realizuar në konsultim dhe me autorizimin e prokurorit përkatës ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.