16 Janar 2025

Arrestohen shtatë persona për klonim të kartelave bankare

Prishtinë, 16 mars - Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtoria Sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit nga Njësiti ekonomiko-financiar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas hetimeve intensive të kryera për një kohë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me kryerjen e veprave penale, nga nenet 307 dhe 339 të KPRK, të hyrjes në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë lokacione), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar.

Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit: R. D. i lindur me 1998; F. XH. i                  lindur me 1996; E. A. i lindur me 1991; SH. J. i lindur me 1987; SH. J. i lindur me 1990; O. Z. i  lindur me 1995 dhe V. H. i lindur me 1981.

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale: 1 pajisje për klonim të kartelave bankare, 27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara, 6 kompjuterë, 11 telefona celularë, 9 lap top, 1 IPAD, 7 USB, 1 DVR, 4 armë kalibrash të ndryshme, 37 fishekë, 4 hard disqe dhe 8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)