17 Janar 2025

Arrestohen shtatë persona për fajde dhe detyrim

Prishtinë, 8 janar - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policicë së Kosovës e mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të gjykatës kompetente, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, ku ka rrestuar 7 persona të dyshuar për vepra penale fajde dhe  detyrim.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë kontrolluar lokacionet si në vijim:

pesë (5) shtëpi dhe një (1) banesë në Prishtinë,

një (1) shtëpi në fshatin Barilevë  dhe

një (1) shtëpi në Lipjan.

Nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale fajde dhe detyrim Policia ka arrestuar personat e dyshuar me inicialet  si më poshtë:


1)      B. A. (1979)

2)      Rr. S. (1971)

3)      E. A.  (1981)

4)      A. N. ( 1983)

5)      I. M.  (1981)

6)      N. S   (1975) dhe

7)      B. A.  (1987)

Gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar rreth 10 000 euro para të gatshme, dokumente, shënime të ndryshme në lidhje me fajdet, telefona dhe prova tjera relevante për rastin. Gjithashtu gjatë operacionit në lokacione të ndryshme janë gjetur edhe armë dhe disa municione.

Pas përfundimit të operacionit policor me urdhër të prokurorit kompetent shtatë (7) personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)