Arrestohen protestuesit kundër Mujës
Prishtinë, 18 mars - Sot, para fillimit të protestës së paralajmëruar në hyrje të objektit të Kuvendit Komunal në Prizren, ende pa filluar asnjë aktivitet, janë arrestuar Kastriot Jahaj nga KIPRED, Lirim Krasniqi iniciatorë i protestës së djeshme, dhe Artan Abrashi aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Policia ka arrestuar personat në fjalë të cilët dje në mënyrë paqësore dhe pa provokime kishin protestuar para Kuvendit Komunal në Prizren, duke kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit Ramadan Muja i cili është dënuar me 2 vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm.
Arrestimi posaçërisht i një mënyre të tillë është e papranueshme, është akt jodemokratik, cenim i drejtpërdrejt i lirisë individuale dhe i asociimit si një e drejtë e garantuar kushtetuese.
Sjellja e tillë e organeve shtetërore sipas KIPRED-it është indikator i instalimit të diktaturës policore në Kosovë. E dënojmë këtë akt joligjor që është thellësisht akt jodemokratik në kundërshtim me të drejtat elementare të njeriut, këtë politizim të policisë dhe ndërhyrje politike në drejtësi.
\"Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Kastriot Jahaj dhe të arrestuarve të tjerë, dhe marrjen e menjëhershme të masave nga Inspektorati i Policisë së Kosovës për këtë akt të paprecedent kundër lirisë individuale\", thuhet në njoftimin e KIPRED