14 Maj 2024

Arrestohen pesë të dyshuar për vjedhje të rënda

Prishtinë, 25 maj - Drejtoria e krimeve të rënda Prishtinë, së bashku me njësitin e Hetimeve Rajonale-Prizren kanë bërë arrestimin e pesë personave të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Dje në rajonin e Prizrenit të Pejës dhe Prishtinës, është zbatuar plani operativ për realizimin e urdhër kontrollit në pronat private të të dyshuarve me qëllim të lokalizimit të dyshuarve dhe sigurimit të provave lidhur me disa raste të vjedhjeve e rëndë të raportuar më herët në Prizren.

Ky plan operativ është zbatuar duke u bazuar në urdhëresën e Gjykatës së Qarkut në Prizren, pasi kanë ekzistuar dyshime të bazuara se të dyshuarit kanë vepruar në grup duke kryer vjedhje në rajone të ndryshme në Kosovë.

Policia në bazë të hetimeve fillestare dyshon se cak i vjedhjeve të këtyre të dyshuarve kanë qenë qendrat tregtare dhe argjendaritë, (shuma të mëdha parash dhe sasi të konsiderueshme të arit).

Urdhër kontrolli është realizuar në gjashtë lokacione të ndryshme dhe atë: katër lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit, një lokacion në Gjakovë dhe një lokacion në Prishtinë.

Personat e dyshuar që janë arrestuar nga policia gjatë këtij operacioni janë:

    G.  D.           lindur më 1974          m/sh/k
    R.  B.            lindur më 1986         m/sh/k
    K.  K.            lindur më 1975          m/sh/k
    Sh. N.           lindur më 1976          m/sh/k
    R.  Th.          lindur më 1975          m/sh/k

Për këta të dyshuar tanimë të arrestuar nga ana e hetuesve policorë ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer edhe vjedhje të tjera të rënda të cilat janë raportuar në polici më herët.

Gjatë kontrollimit të lokacioneve të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar dy vetura, tri armë-pistoleta, dy armë të ftohta, një llap top, tridhjetë e shtatë fishek, telefona dhe dokumentacione të ndryshme relevante që kanë të bëjnë me rastin.

Pesë të dyshuarve me autorizim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërkohë që janë duke vazhduar procedurat e mëtutjeshme në lidhje me këtë rast. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)