Arrestohen pesë persona të involvuar në trafikim me qenie njerëzore
Prishtinë, 20 tetor - Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të luftimit të trafikimit me njerëz, në vazhdimësi ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale për parandalim, identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar të involvuar në aktivitete të tilla të kundërligjshme.
Sot pas një hetimi të bërë nga Njësiti i Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore i Policisë së Kosovës në Gjakovë janë arrestuar katër (4) persona.
Personat e arrestuar në këtë rast janë: L. P.; G. H. femer e Shqipërisë; Sh. S. dhe B. S.
Këta të arrestuar dyshohet që kanë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion, shantazh dhe marrje me prostitucion.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari Nr. 1 në këtë rast ndalohet për 48 orë, përderisa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Si vazhdimësi e hetimeve të mëhershme me datën 13.10.2016 në rajonin e Mitrovicës është arrestuar një person i dyshuar me iniciale: N. Zh. m/kosovar/rom, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale martesë e detyruar.
Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me vendim të tij i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Tri viktimat potenciale të identifikuara në këtë rast, pas intervistimit, në prezencë të mbrojtësit të viktimave, janë trajtuar sipas procedurave standarde të veprimit.