Arrestohen pesë persona të dyshuar për kontrabandim me migrant
Prishtinë, 28 nëntor - Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saja policore në luftën kundër kontrabandimit me migrant, duke përfshirë edhe parandalimin e kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Republikën e Kosovës po e shfrytëzojnë si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Dje rreth orës 08:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në dy raste të ndara Policia ka ndalë shtatë shtetas turq të cilët kishin udhëtuar nga Stambolli , kinse për vizitë në Republikën e Kosovës , ndërsa në bazë të informacioneve policore dyshohej se qëllimi i tyre ishte që përmes Kosovës të shkojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
Bazuar në këto dy raste dhe informacioneve paraprake policore, Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare ka ndërmarrë një operacion të shpejt, ku ka identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar: B. H., J. P. dhe N. T. femër.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe me qëllim të përfitimit material, kanë aranzhuar ardhjen e shtetasve të huaj , në cilësi të vizitorëve në Kosovë dhe më pastaj kontrabandimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Lidhur me rastet ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit e lartcekur në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale kontrabandim me migrantë dhe të njëjtit mevendimin e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa po ashtu me datë 27.11.2014 rreth orës 18:00, me kërkesë të Sektorit të Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, në dalje të pikës kufitare Kullë, janë ndaluar tetë (8) shtetas turq, të cilët në Republikën e Kosovës kanë hyrë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Këta persona dyshohet se kanë hyrë në Kosovë kinse për vizitë familjare në Kosovë , kurse qëllimi i tyre po ashtu dyshohej se ishte shkuarja në vendet e Bashkimit Evropian.
Lidhur me këtë rast , Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare pas një pune të suksesshme, ka identifikuar dhe arrestuar dy (2) të dyshuarit shtetas Kosovarë.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: A. M. mashkull dhe Ç. B.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe me qëllim të përfitimit material, kanë aranzhuar ardhjen e shtetasve të huaj , në cilësi të vizitorëve në Kosovë dhe më pastaj kontrabandimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Prandaj ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit e lartcekur, dyshohet se kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë dërguar në mbajtje.