Arrestohen pesë persona për prostitucion
Prishtinë, 11 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disamujor në një operacion policor, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me datën 10 gusht 2016, rreth orës 23:30, ka arritur të arrestojë pesë persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se janë të involvuar në mundësim ose detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe marrje me prostitucion.
Operacioni policor është realizuar në një lokacion të Gjilanit, me çrast janë arrestuar: A. B. lindur me 1978; F. B. lindur me 1992; I. F. lindur me 1987; D. K. lindur me 1980; V. D. lindur me 1983.
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për kryerje të veprës penale mundësim ose detyrimi në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe marrje me prostitucion, kurse për katër të dyshuarit tjerë është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse (në procedurë të shpejtë) në Gjykatën Themelore në Gjilan/Divizioni për Kundërvajtje,