Arrestohen pesë persona për marrje me prostitucion
Prishtinë, 12 gusht - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), sot pas një pune operative hetimore, ka arritur ti identifikojë dhe ti arrestojë pesë (5) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kryenin veprën penale marrje me prostitucion.
Operacioni policor është realizuar nga DHTQNJ në rajonin e Mitrovicës ku edhe janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët këtë veprimtari e kryenin në këmbim të parave në shuma të ndryshme.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë dërguar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë operacion policor janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës .