15 Maj 2024

Arrestohen pesë persona për disa raste të grabitjeve të armatosura

Prishtinë, 6 qershor - Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Hetuesit e rajonit të Prishtinës i kanë dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe veçanërisht disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e grabitjeve të ndodhura, në pompa derivatesh, në zona të ndryshme të rajonit të Prishtinës.

Hetuesit  rajonal në bashkëpunim me hetuesit e stacioneve policore të rajonit të Prishtinës, janë në vazhdimësi  të operacioneve  për kapjen e të dyshuarve për rastet e grabitjeve.

Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe  bastisja e shtëpive të të dyshuarve ku policia  ka arritur të gjej dhe konfiskoj :

§    Një pushkë gjysmëautomatike si dhe

§    Një revole e tipit Ekoll Special 99
armë këto të cilat dyshohet të jenë përdorur në rastet e grabitjeve.
 
Personat e dyshuar:

o    A. Buzuku, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
o    L. Aliu, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
o    L. Bajrami, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë.
o    V. Gashi, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës. Perderisa i dyshuari i pestë me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)