14 Janar 2025

Arrestohen pesë persona për detyrim në prostitucion

Prishtinë, 2 mars - Në vazhdën e realizimit të detyrave dhe objektivave të saja, Drejtoria për Hetimin e  Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve paraprake, ka realizuar dy operacione, me qellim arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari penale.

Në fshatin Vitomiricë të Pejës, është  zhvilluar operacioni policor nën dyshimin e konsumimit të veprave penale: ,,Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe ,,Ofrimi Lokaleve për Prostitucion”.

Në një lokal që shfrytëzohej për masazh, dyshohet se shfrytëzohej edhe për veprimtari të kundërligjshme.

Nga aty janë arrestuar katër të dyshuar: A.G. viti i lindjes 1991 - mashkull, kosovar, shqiptar, A.G. viti i lindjes 1984 - mashkull, kosovar, shqiptar,  V.T. viti i lindjes 1992 - femër, kosovare, shqiptare dhe F.D. viti i lindjes 2001 - femër, kosovare, shqiptare.

Dy të dyshuarit e parë (dy meshkujt), me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Me vendim të zyrtarëve kompetent, lokali ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme është mbyllur.

Në operacionin tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektor të ATK-së  dhe zyrtarë kompetent komunal, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar i dyshuari:  F.Rr. viti i lindjes 1990.

Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat femra kosovare, shqiptare, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore .

Dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim  sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)