Arrestohen nëntë persona për disa raste të raportuara në Obiliq
Prishtinë, 26 shtator Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.
Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të Grabitjes, Vjedhjeve te renda dhe Shkaktimit te rrezikut të përgjithshëm në dy Termocentralet e KEK-ut ne Obiliq, është finalizuar me sukses javën e kaluar, ku u arrestuan 9 persona,.
Personat e arrestuar:
1. R. Ç mashkull, 18 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
2. M.L mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
3. A. I - mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
4. L.H - mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
5. I. Ç mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
6. R.K mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
7. A. B mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
8. A. I mashkull, 24 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
9. M.I - mashkull, 27 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
pas përfundimit të procedurave policore janë dërguar në gjykatën kompetente, ku u është shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrollimi i gjashtë lokacioneve ku policia ka gjetur dhe sekuestruar :
Një pistolete me një karikator se bashku me katër fishek,
Tre fishek te armës se gjatë,
Një gëzhojë e armës se gjatë,
Dy fishek të pistoletës,
Tre telefona celular,
Një maskë,
Një palë pranga dhe
Një laser nate
Rastet për të cilat janë arrestuar të dyshuarit kanë ndodhur në vazhdimësi që nga Shkurti i këtij viti në intervale të ndryshme kohore. Vlen të theksohet se gjatë këtij viti për raste të ngjashme të raportuara në të njëjtin lokacion nga njësitet policore të Obiliqit janë arrestuar 15 persona të tjerë të dyshuar.