13 Maj 2024

Arrestohen katër të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë, 14 qershor - Në vazhdimësi të hetimeve të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore dhe mundësim në prostitucionit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve paraprake ka realizuar një operacion policor të koduar “Rrethi” në rajonin e Prishtinës me ç’rast ka arrestuar katër persona me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Trafikim në njerëz’.

Personat e arrestuar janë:

    S. P. e lindur me 1972 femër /shqiptare/kosovare
    M. Q. i lindur me 1966 mashkull/shqiptar/kosovar
    F. A. i lindur me 1963 mashkull/shqiptar/kosovar
    U. P. i lindur me 1981 mashkull/shqiptar/kosovar

Nga hetimet e zhvilluara nga hetuesit e kësaj drejtorie merret vesh se të dyshuarit tanimë të arrestuar janë marrë në vazhdimësi me veprimtari të tilla kundërligjore si mundësim prostitucioni dhe aranzhim të shërbimeve seksuale për persona të ndryshëm.

Të njëjtit kanë shantazhuar viktimën e mitur të identifikuar nga policia në këtë rast, e cila është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave dhe zyrtarëve të Qendrës për punë sociale.

Ky operacion policor është realizuar në konsultim dhe me autorizimin e prokurorit përkatës, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)