14 Maj 2024

Arrestohen katër të dyshuar për shmangie nga tatimi

Prishtinë, 6 qershor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër të dyshuar për veprën penale “shmangie nga tatimi”, duke i shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës që llogariten të jenë mbi 1 milion euro.

Hetuesit e Administratës Tatimore të Kosovës së bashku me hetues nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, me 5.6.2013 kanë realizuar një urdhër kontroll të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.

Realizimi i këtij operacioni të menduar mirë ka rezultuar me arrestimin e 4 të dyshuarve, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “shmangie nga tatimi”.

Të arrestuarit janë: K. M.  lindur më 1957, N. P.  lindur më 1955, M. G.  lindur më 1960 dhe L. J.   lindur më 1986.

Operacionet janë zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, 2 në rajonin e Prishtinës, një në komunën e Obiliqit dhe një tjetër në rajonin e Ferizajt, me ç’rast janë kontrolluar disa shtëpi dhe lokale përcjellëse dhe janë konfiskuar; një llap-top, dy shtëpiza kompjuteri, dy vula, dokumente të ndryshme, fatura, fatura të plotësuara (transaksione fiktive), certifikata biznesi dhe dokumentacion afarist.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, katër personave të dyshuar u është caktuar masa e arrestit për 48 orë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “shmangie nga tatimi”, duke i shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës që llogariten të jenë mbi 1 milion euro.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)