04 Maj 2024

Arrestohen katër të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë, 22 janar -  Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK),  Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjatë hetimit të një rasti kanë arrestuar katër persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Arrestimi i të dyshuarve, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, është realizuar me 21 janar 2014, me ç’rast janë shoqëruar katër të dyshuar zyrtarë të Kuvendit Komunal të Obiliqit dhe pronari i një kompanie private.

Gjatë procedurës hetimore janë mbledhur dëshmi materiale, si rezultat i të cilave policia ka arrestuar katër të dyshuar:

    H.  R.              lindur më 1975           m/sh/k
    Z.   K.              lindur më 1965           m/sh/k
    Sh.  B.              lindur më 1972           m/sh/k
    B.   P.               lindur më 1967           m/sh/k

Të njëjtit janë intervistuar dhe pas prezantimit të provave materiale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me vendim të të njëjtit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)