29 Prill 2024

Arrestohen katër të dyshuar për grabitje

Prishtinë, 15 maj - Të shtunën rreth orës 22:00 në fshatin Carrabreg  komuna Deçan ka ndodhur një rast i grabitjes, por ankuesi viktimë ketë rast e ka paraqitur në Policinë e Kosovës, stacionin policor në Deçan të henen rreth orës 12:00.

Lidhur me këtë rast, ka pasur një angazhim intensiv të Njësitit të Hetimeve të këtij stacioni policor,në bashkëpunim me të gjitha njësitet tjera, ku pas një pune hetimore të suksesshme, më datë 14.05.2013 është arritur që të identifikohen dhe të arrestohen 4 personat e mundshëm të dyshuar për këtë rast dhe një person tjetër është në kërkim policor.

Të dyshuarit janë: Kujtim M. i lindur vit 1994), Albert K. i lindur 1978,Perendim K. i lindur 1995), B. H – i mitur i lindjes 1996, dhe Një ne kërkim policor,identiteti i te cilit është i njohur për policinë.

Këta të dyshuar,sipas ankuesit ditën kritike ishte duke i transportuar me makinën e tij nga Decani në drejtim të Gjakovës,dhe posa kanë arritur në fshatin Carrabreg e kanë detyruar ankuesin ta ndalojë veturën,e pastaj duke e përdorur forcën fizike ia kishin marr kuletën me para (150 euro dhe 200 franga) ,letërnjoftimin,patentshoferin dhe disa gjera te tjera te cilat i kishte pasur ne të dhe ishin larguar në drejtim të pa njohur.

Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit dhe sipas urdhrit të Prokurorit të shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë  për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme ligjore.