Arrestohen katër serb në veri për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës, janë realizuar disa bastisje që ndërlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.
“Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor”, thekson policia.
Ndërkaq Zëvendëskryeministri serb, Igor Simic ka konfirmuar aksionin duke njoftuar se persona e arrestuar janë Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markovic, Marko Rosic dhe Sasa Curcic.
Simic kërkoi që të arrestuarit të lirohen menjëherë dhe të kthehen te familjet e tyre, pasi sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që katër serbët të arrestohen