Arrestohen katër persona të dyshuar për trafikim me njerëz
Prishtinë, 13 janar - Pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda Ferizaj, më 12 janar 2017, kanë realizuar një plan operativo taktik për arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ,,Trafikim me Njerëz.
Grupi i dyshuar kriminal, dyshohet se në një lokal në qytetin e Shtimes, ka detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual.
Policia ka arrestuar katër të dyshuarit e poshtëshënuar për përfshirje në këtë vepër penale: A.F - viti i lindjes 1989, RR.M - viti i lindjes 1995, F.B - viti i lindjes 1991 dhe T.L - viti i lindjes 1972
Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi të prova materiale janë konfiskuar: 4 telefona mobil, 1 sprej OC dhe1 mjet i prehtë thikë.
Gjithashtu në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.
Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 ore.