Arrestohen katër persona të dyshuar për tentim vjedhje
Prishtinë, 23 mars - Dje zyrtarët policor të stacionit qendra në Prishtinë, kanë arrestuar katër persona të dyshuar, deri sa po tentonin të kryenin një rast të vjedhjes në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Personat e dyshuar janë vërejtur nga policët të cilët kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e tyre, bëhet fjalë për;
Ø K. S, mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës
Ø G. K, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Ø B. V, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Ø M. V, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e disa lokacioneve ku hetuesit rajonal kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë:
o dy televizorë Plazma
o dy Laptopa
o një agregat
o sasi e vogël substancës narkotike që dyshohet të jenë marihuanë,
o një thikë etj.
Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të ndalimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se lënda e tyre ti kaloj gjykatës kompetente.