Arrestohen katër persona për marrje me prostitucion
Prishtinë, 27 tetor - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas një hetimi disamujor dhe pas një pune hetimore ka arritur ti identifikojë dhe ti arrestojë katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për marrje me prostitucion.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me çrast DHTQNJ-ja ka arrestuar:
L. R. lindur me 1992 f/sh/k
Sh. K. lindur me 1963 m/sh/k
S. H. lindur me 1976 m/sh/k
E. B. lindur me 1996 m/sh/k
Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale marrje me prostitucion Neni 7.
Të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Prizren.