Arrestohen katër persona në kërkim me Leterreshtim
Pejë, 7 shkurt - Në kohë të ndryshme Njësite të Policisë Kosovës të Stacioneve Policore Pejë, Deçan dhe Klinës kanë arrestuar personat e shpallur në kërkim më Letërreshtim.
Të arrestuarit janë shtetasi te Kosovës: Hajdar S. (1962) i cili është dërguar në vuajtje të dënimit prej 4 vitesh në Burgun e Dubravës,bazuar në Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.
Pastaj është Faruk Sh. (1976) i cili është dërguar në vuajtje të dënimit për shkak të veprës penale nga neni 153 parag.2 KPK.
Skelqim D. (1987) i cili është dërguar në vuajtje të dënimit prej 28 muajve në Burgun e Dubravës,bazuar në Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë Dega në Deçan.
Si dhe Simon Gj. (1975), i cili kërkohej me Urdhër-Arrest Ed.nr.99/2012, e lëshuar nga gjykata komunale ne Klinë,dhe i njëjti pas arrestimit, është dërguar ne ketë gjykatë ku sipas Aktvendimit te gjykatës se Qarkut në Pejë P.nr.181/07 është dënuar me 900 euro ose 60 ditë burg, mirëpo i lartcekuri i ka paguar detyrimet me të holla sipas vendimit, prandaj me urdhër te gjykatës është liruar .
Veprimet policore për arrestimin e këtij personi kanë qenë të bazuara në Urdhëresat e gjykatave të cekura më lartë.