Arrestohen katër aktivistë të VETËVENDOSJE!-s
Prishtinë, 4 shtator - Policia e Kosovës arrestoi katër aktivistë tëLëvizjes VETËVENDOSJE!, tek po shkruanin parulla kundër \"Zajednicës\".
Pamundësinë e argumentimit në favor të \"Zajednicës\", Qeveria e Isa Mustafës po e shprehë me dhunë e represion, tashmë sistematik, ndaj kundërshtarëve.
Prej momentit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje e deri sot, pothuajse nuk ka ditë që nuk arrestohen e përndjeken aktivistët e VETËVENDOJSE!-s, thjesht sepse shkruajnë parulla apo shpërndajnë fletushka.
Kjo gjendje e dhunës është e papranueshme dhe po e tensionon situatën. Qeveria e Kosovës nuk mund ta shuaj pakënaqësinë qytetare, përmes përndjekjeve dhe arrestimeve.
Isa Mustafa duhet ta kuptojë që as sistemi i kaluar, pjesë e të cilit ka qenë, nuk ka arritur ta ndalë rezistencën qytetare, përmes represionit.
Aktivistët e arrestuar janë:
1. Arsim Maqastena
2. Artan Krasniqi
3. Faton Shabani
4. Naim Bunjaku